Diana Kote

Juridical Translation Office

Rreth Nesh
Zyra e Përkthimeve Juridike

Prezantimi

Në këtë faqe, mund të njiheni me stafin e Zyrës së Përkthimeve Juridike. Këtu mund të gjeni informacion të detajuar në lidhje me karrierën profesionale.

Prezantimi

Në këtë faqe, mund të njiheni me stafin e Zyrës së Përkthimeve Juridike. Këtu mund të gjeni informacion të detajuar në lidhje me karrierën profesionale.

Diana Kote

Përkthyese e autorizuar e Ministrisë së Drejtësisë për gjuhën frënge

Diana Kote ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Ajo është diplomuar për gjuhësi frënge pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Departamentit të Gjuhës Frënge. E  ka filluar karrierën e saj si mësuese e gjuhës frënge në shkollën e mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri”, në Gjirokastër. Më pas emërohet përkthyese dhe pedagoge e gjuhës frënge/ Shefe e Seksionit të Gjuhëve të Huaja në Departamentin e Shkencave Sociale, pranë Akademisë së Policisë,Tiranë. Ajo ka mbajtur gradën policore “Komisar”.

Fusha e veprimtarisë së saj përfshin gjithashtu mësimdhënien,

trajnimin e rekrutëve të rinj të rolit bazë për specialistë të policisë

(njohuri të përgjithshme ligjore dhe policore).

 

Krahas formimit të specializuar gjuhësor, ajo ka kryer “Kursin Kualifikues Profesional   Policor për specialistët me arsim të lartë universitar”, duke konsoliduar kështu kulturën dhe njohuritë ligjore e policore.

Programi i trajnimit përfshin asistencë në fushën e hetimit penal ndërkombëtar të organizuar nga Shtetet e Bashkuara/Departamenti i Drejtësisë, ICITAP.

Ajo ka fituar përvojë si përkthyese ndër vite.

Prej vitit 2012 është licencuar përkthyese e autorizuar nga Ministria e Drejtësisë. Ajo ka përvojë të gjerë në këtë fushë (më shumë se 10 vjet). Fusha e veprimtarisë së saj përfshin përkthimin nga gjuha frënge në gjuhën shqipe dhe anasjelltas, përkthimin e gjuhës së përgjithshme,  përkthimin ligjor, të teksteve teknike, sociale etj.,si dhe redaktimin.

 

Falë aftësive dhe përvojës së duhur që Diana ka, ajo garanton një përkthim me profesionalizëm dhe cilësi, në përputhje me ruajtjen e konfidencialitetit dhe privatësisë së klientëve, si dhe nevojat e specialistëve dhe individëve.

 

Scroll to Top
Call Now Button